Author: Admin@ukl

Konsultimi i fatures online

Çdo abonent i UKL-së, qoftë familjar apo biznes, mund ta kontrollojë vetë dhe në kohë reale sasinë e shpenzuar të ujit, por edhe gjendjen e faturës në rrjet.

Ujësjellës Kanalizime Lushnje, ka mundësuar tashmë për të gjithë klientët e vet platformën elektronike ku gjithkush mund të verifikojë online faturën e konsumit të ujit për muajin paraardhës si dhe sasinë e ujit të harxhuar në muajin ekzistues.

Për të patur akses në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, me një procedurë shumë të thjeshtë.

Gjithashtu duke u regjistruar në këtë faqe çdo abonent mund të krijojë një user me një fjalëkalim të veçantë, të cilin duhet ta ruajë që të ketë llogarinë e tij në faqe.

Për më shumë informacion ndiqni videon udhëzuese.