Sh.a Ujësjellës Kanalizime Lushnje shpall pozicionin vakant për FINANCIER në Sektorin e Financës.
Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme :
– EDUKIMI
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë , Fakulteti Ekonomik, Dega Financë- Kontabilitet, Administrim biznesi ose ekuivalent.
• Preferohet Diplomë e Universiteteve Publike dhe eksperience pune e mëparshme në të njëjtin sektor.
– CILËSITË DHE KARAKTERISTIKAT PERSONALE
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë ;
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
• Aftësi shumë të mira manaxhuese dhe të organizimit të punës;
• Aftësi shumë të mira negociuese;
• Aftësi për të punuar nën trysni dhe i/e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve;
• Aftësi shumë të mira të punës në grup.
– AFTËSI KOMPJUTERIKE
Njohuri shumë të mira të :
- Financa 5 dhe Alpha Web
- Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint, Outlook etj.);
- Internetit (Internet Explorer / Google Chrome/ Moxilla etj);
- Windows Explorer etj.
Të interesuarit të dorëzojnë aplikimet (CV + dokumentacion) me email : kontakt@ukl.al.
Ju faleminderit !