RRETH NESH

UJËSJELLËS KANALIZIME LUSHNJE SH.A (UKL SH.A) është shoqëri aksionare e liçensuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator, me kapital 100% të Bashkisë Lushnje që rregullon aktivitetin e saj ne territorin që shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë me një sipërfaqe prej 37  km 2 për një popullsi prej rreth 60.000 banorë.

Shërbimi i furnizimit me ujë ofrohet nga dy zona të ndryshme fushë-pusesh të pavarura :

  • Sistemi i Lushnjes furnizohet nga fusha e puseve dhe stacioni i pompimit të Konjatit.
  • Sistemi i Dushkut furnizohet nga fusha e puseve dhe stacioni i pompimit të Çermës.

Rrjeti urban i shpërndarjes së Ujit në Lushnje ka një gjatësi totale prej 72 km, nga të cilat 17 km janë tubacione transmetimi dhe 55 km janë rrjet shpërndarjeje.

UJËSJELLËS KANALIZIME LUSHNJE SH.A (UKL SH.A) funksionon në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1304, dt.11.12.2009 për miratimin e modelit të rregullores “Për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës kanalizimeve sh.a”