Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë ka përcaktuar deklaratën e saj të Vizionit dhe Misionit si më poshtë:
VIZIONI Të njihet si një biznes i suksesshëm ujësjellësi që vlerësohet nga komuniteti ynë. MISIONI · Të ofrojë shërbim të qëndrueshëm ujësjellësi në sasi të mjaftueshme dhe me cilësinë e duhur, në përputhje me standardet në fuqi dhe me çmim të arsyeshëm, për të gjithë konsumatorët. · Të ofrojë shërbimin e grumbullimit, trajtimit dhe shkarkimit të ujërave të ndotura me qëllim që të ruajë shëndetin publik dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. · Të administrojë shoqërinë në formën e një biznesi me qëllim që ajo të jetë financiarisht e qëndrueshme. · Të investojë në rritjen e kapaciteteve të punonjësve të shoqërisë dhe në sigurimin për ta të kompensimit të drejtë për të nxitur interesin e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët e shoqërisë. |
Përtej deklaratave të Vizionit dhe Misionit, Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë është e angazhuar ndaj vlerave dhe parimeve të mëposhtme të shoqërisë në kryerjen e detyrave të saj:
Vlerat tona
- Njerëzit
- Ndershmëria
- Respekti
- Puna në grup
- Përsosmëria
Parimet që na udhëheqin
- Kemi për detyrë t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime të sigurta dhe të përballueshme ujësjellës-kanalizime në mënyrë efikase.
- Jemi të përkushtuar për të pasur në plan të parë shëndetin, sigurinë dhe mundësimin e një vendi të sigurt pune.
- Jemi të angazhuar të mësojmë dhe të zhvillohemi.
- Ne besojmë se duke u mbështetur në një kulturë përsosmërie do të optimizojmë performancën tonë.
- Ne besojmë se çdo person në biznes luan një rol të rëndësishëm në shërbim të komunitetit, aktorëve të interesuar dhe në ruajtjen e qëndrueshmërisë së biznesit.